Pelenat e bebeve në Angli kushtojnë 6.5 paund, ndërsa në Shqipëri shiten 19 mijë lekë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.11.2026, 12:03

Një qytetar ka denoncuar një diferencë të konsiderueshme në çmimin e pelenave për bebe të porsalindura mes Shqipërisë dhe Anglisë, duke ngritur shqetësimin për kostot e larta të produkteve bazë për foshnjat në vendin tonë.

Sipas raportimit të qytetarit, një pako pelena për bebe të porsalindura, e shitur në farmacitë Ditë e Natë në Shqipëri, kushton 19 mijë lekë.

Ndërkohë, sipas krahasimit të bërë prej tij, në një faqe online në Angli e njëjta pako shitet me çmimin 8 paund, ndërsa në ofertë çmimi zbret në 6.5 paund.

Qytetari shpreh habinë për diferencën e madhe të çmimit, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një produkt të domosdoshëm për çdo familje që ka një foshnjë të porsalindur.

Ky denoncim rikthen në vëmendje shqetësimin për çmimet e produkteve për fëmijë në Shqipëri dhe barrën financiare që ato përbëjnë për prindërit, veçanërisht në kushtet kur këto produkte janë nevoja të përditshme dhe jo shpenzime luksi.

Si shpjegohet kjo diferencë në çmim mes Shqipërisë dhe Anglisë? Pse prindërit shqiptarë duhet të paguajnë kaq shumë për një produkt bazë për foshnjat?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit