Ditën e djeshme u publikua lajmi se ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe bashkëshortit të saj, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe ka nisur hetimet.
Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i PD, Sali Berisha, i cili mes të tjerash shprehet:
“Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë.”.
Sipas informacioneve paraprake, procedimi është regjistruar për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike.
Top Channel