Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët, u pyet lidhur me regjistrimin e veprave penale ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit të saj dhe disa personave të tjerë.
Berisha tha se Spiropali ka ndjekur një rrugë kundërshtie ndaj Ramës dhe PS.
“Kjo që thoni ju është plotësisht e vërtetë. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë”, tha Berisha.
