Organizimi i ri i Tiranës do të konsistojë edhe në një strukturë të re, tha drejtuesja politike e bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu.

“Ne gjithmonë jemi përpjekur të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë më mirë, edhe pasi kemi fituar. Të tjerët organizohen kur vijnë zgjedhjet. Ne organizohemi sapo zgjedhjet të mbarojnë. Sot, kur dera e Evropës është më pranë se kurrë, jemi këtu që ajo derë të mos mbyllet pa hyrë Shqipëria në të. Jemi përballë një sprove të madhe. Dhe unë, modestisht, me aq eksperiencë sa kam në strukturat e PS-së, nuk besoj të kemi pasur një sprovë kaq të madhe në këtë terren dhe në këtë kohë sesa kjo e sotmja, për të fituar një garë që nuk kërkohet vetëm për PS-në, por për Shqipërinë, fëmijët dhe të rinjtë e të rejat që duan ta bëjnë jetën këtu, në vendin tonë.

Për ne, organizimi politik dhe elektoral i PS-së merr një tjetër kuptim. Jo se nuk kemi parë shumë, por të gjitha na kanë mësuar. Duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjohemi më shpejt. Ne e bëmë organizimin e territorit në raport me atë që Tirana sot të garanton. Tirana sot kërkon të ridimensionojë veten. Ne, në kuptimin e territorit dhe të ndryshimeve demografike, duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide.

Na duhet 10 herë më shumë punë se në zgjedhjet e fundit për t’i fituar. Këtu është qeveria dhe gjithë bashkia duhet të bëjë detyrën. Tirana është baza e fortë dhe e qëndrueshme e PS-së. Me sfidat e saj dhe gjithë ngjarjet e këtij viti, na duhet më shumë mobilizim, energji dhe disiplinë. Duhet të forcojmë marrëdhënien tonë me komunitetet e ardhura në Tiranë. Tirana është një skuadër që i ka të gjithë brenda. Është shumë e rëndësishme që ta nisim organizimin e ri duke vendosur kontakte me të gjithë banorët e Tiranës, nga autoktonët te më të rinjtë.

Nuk fshihemi pas gishtit. Ka një krizë në drejtimin e punëve të Tiranës. Por PS-ja di ta kthejë krizën në mundësi. Ndaj ka vetëm vend për punë, as për demotivim apo çorientim. Të jemi të fokusuar te Tirana 2030, Shqipëria 2030 në BE. Zgjedhjet kërkojnë që ne ta mbrojmë votën duke ia kërkuar besimin. 170 ditë të mbetura drejt 9 majit duhet të jemi prezentë. Kemi bashkëvendosur që organizimi i ri i Tiranës t’i përshtatet pulsit social që duhet të ketë Tirana në raport me organizimin e ri politik. Betejën e Tiranës duhet ta kuptojmë qartë: është për Tiranën evropiane dhe Shqipërinë evropiane. Do të ketë 5 nivele organizimi. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe të gjithë forcën e PS Tiranë. Kjo është skuadra jonë. Nga sot ne nisim këtë fushatë me 3 drejtime, deri në dhjetor konsolidojmë strukturat, deri në mars punë në terren dhe më pas fushata zgjedhore e fitores historike“, tha Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Zgjedhjet vendore 2027, Vëngu: Deri më 15 janar afati i aplikimit për këshilltarët! Duam 20 të përzgjedhur deri në mars

1795264237_vengu.jpg

Kandidatët për këshilltarë bashkiakë mund të aplikojnë deri më 15 janar. Pirro Vëngu tha se deri më tani janë paraqitur 10 aplikime dhe synimi është për 20 të përzgjedhur deri në mars.

Gara do të zhvillohet me intervista, sfida e ballafaqim publik.

“Kandidatët për këshilltarë afat aplikimi deri në 15 janar, më pas intervistat dhe debati publik. Kemi 10 aplikime, duam 20 të përzgjedhur deri në mars, në shkurt do te ketë intervista, më pas do të ketë sfida për ata, dhe më pas ballafaqimi publik. Një pjesë do të zgjidhen nga aplikimet, pjesa tjetër nga PS”, tha Vëngu.

Ora 13:15
Organizimi i ri i Tiranës, Demo: Dixhitalizim të organizatave dhe prani online

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, foli në Asamblenë e PS për rëndësinë e dixhitalizimit të organizatave, duke kërkuar që secila të ketë praninë e saj online dhe të pasqyrojë aktivitetin politik e komunitar të çdo lagjeje.

Ai tha se Tirana është shtëpia e të gjithëve dhe se besimi ndërtohet çdo ditë, përmes komunikimit të hapur, respektit dhe përgjegjësisë.

”Dixhitalizimi dhe nevoja që organizata socialiste të ketë prezencën e saj në organizatën që komunikon çdo ditë. Duam që çdo organizatë të ketë praninë e saj online dhe një hapësirë ku pasqyrohet aktiviteti politik dhe jeta komunitare e çdo lagjeje. Prania fizike dhe dixhitale duhet të jenë të dyja, por besimi ndërtohet pranë njerëzve. Tirana është qyteti ku bashkohet e gjithë Shqipëria. Tirana është shtëpia e të gjithëve, organizimi ynë duhet të pasqyrojë këtë realitet. Kjo përgjegjësi duhet të na bëjë të jemi skuadër ku përgjegjësia ndahet së bashku. Rëndësi ka të kemi besim për të folur hapur, për të korrigjuar atë që nuk funksionon. Kjo detyrë është një marrëdhënie besimi që duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë çdo ditë. Kjo është fryma që duhet ta nisim së bashku, me respekt, besim për njëri-tjetrin dhe besim për Tiranën. Një Tiranë ku të gjithë ne në PS e përdorim këtë mundësi të artë të Shqipërisë europiane për ta çuar Shqipërinë përpara", tha Demo.