‘Faleminderit për mesazhet’/ Harry Kane operohet me sukses në kavilje, u dëmtua në sfidën me FC Köln
Dita e zyrtarizimit të Markus Krosche si drejtori sportiv i ri i Milanit po afron dhe bashkë me të fiton kuotë edhe merkatoja e Milanit që është gati të bëjë investime të rëndësishme në merkaton e muajit janar për t’i garantuar Ruben Amorim. një skuadër të aftë për të pretenduar zonën Champions.
Drejtuesi gjerman që do të vijë pa Hardung, do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë brenda të mërkurës dhe do të bëhet zyrtarisht pika e referimit për sektorin teknik të Milanit. Më pas do të thellohen diskutimet që kanë nisur prej disa javësh, duke nisur nga ai për qendërsulmuesin për ta vënë përkrah Gonçalo Ramos.
Ai që dukej i destinuar për të veshur fanellën kuqezi ishte Nicolo Tresoldi, por Brugge kërkon 60 milionë dhe operacioni mund të shtyhet për në qershor. Për merkaton e janarit, në fakt rriten kuotat për Endrick, pavarësisht deklaratave më të fundit të futbollistit dhe Jose Mourinhos, Reali i Madridit ka ndërmend ta largojë futbollistin në formë huazimi. Braziliani, për karakteristikat që ka është më i përshtatshm për të luajtur përkrah Gonçalo Ramos dhe më pak i përshtatshëm për ta zëvendësuar në rolin e qendërsulmuesit
Sidoqoftë, Milani ka ndërmend të bëjë lëvizjet e tij për 3 futbollistë në janar; një sulmues, një qendërmbrojtës dhe një futbollist krahu. Ky pozicion i fundit mund të sjellë largimin e Pervis Estupinan, që ishte pranë largimit edhe në muajt e verës. Për rolin e qendërmbrojtësit po vlerësohen Calvani i Frosinone, por për momentin ai është thjesht një futbollist i listës, ndërkohë që ëndrra e kuqezinjve, por për qershorin është Van Dijk, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në fund të sezonit me holandezin që është gati për një aventurë të re, ndoshta në Serie A.
Interesante është një gërshetim i merkatos me Cagliarin, kundërshtarin e kuqezinjve në 30 nëntor. Kuqezinjtë kanë vendosur në shënjestrën e tyre Mendy, që vlerësohet 15 milionë euro, ndërsa klubi sard pëlqen Francesco Camarda që do të lejohet të largohet me huazim. Por për sulmuesin e ri kuqezi kanë shfaqur interesin edhe Torino, ku ai do të ritakonte Abaten, trajnerin e tij te skuadra Primavera dhe Genoa.
Top Channel