Skitë Alpine/Lara Colturi, tjetër rezultat i shkëlqyer, e dyta në zbritjen e parë Gurgl të Austrisë
Marco Bezzecchi fiton pole positon në Çmimin e Madh të Portugalisë, ndalesa e parafundit e Botërorit të MotoGP.
Piloti i Aprilias e përshkoi pistën në Portimao me kohën 1 minutë 37 sekonda e 201 të mijtat duke vendosur një rekord të ri të pistës.
Menjëherë pas italianit, në vendin e dytë në këto prova zyrtare u pozicionua Marc Marquez me thuajse gjysmë sekondi më shumë, ndërkohë që vijën e parë të startit e plotësoi Fabio Di Giannantonio që regjistroi kohën e tretë më të mirë.
Nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë Jorge Martin në këto kualifikuese, ndërkohë që përpara tij u pozicionuan, Raul Fernandez, Alex Marquez dhe Pedro Acosta të pozicionuar respektivisht në vendin e 4, të 5 dhe të 6. Dhjetëshja më e mirë e provave zyrtare në Çmimin e Madh të Portugalisë plotësohet nga Aldeguer, Zarco dhe Binder.
Top Channel