Kryeministri Edi Rama është përballur me thirrjet e një grupi studentësh teksa po largohej nga Akademia e Arteve, ku ishte zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste në Tiranë.
Disa metra larg godinës, studentët, të cilët sapo kishin përfunduar edhe ata mbledhjen e tyre, e pritën kreun e qeverisë me thirrjen: “Poshtë diktatura!”.
Në përgjigje të tyre, Rama buzëqeshi dhe u drejtoi ftesën “hajdeni”, duke i ftuar të zhvillonin një dialog me të.


