
Ka nisur protesta e paralajmëruar e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë. Të rinjtë dhe protestuesit janë nisur në marshim drejt Ministrisë së Arsimit, ku është njoftuar zhvillimi i tubimit.
Protesta e sotme shënon ditën e 175-të të reagimit qytetar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.
Ndërkohë, në afërsi të Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotë me ujë.