E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Transportonin 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 të rinj në Elbasan

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për transportimin e emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit 4”, në pranga u vunë tre shtetasit me inicialet A. D., 25 vjeç, M. T., 21 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të tre banues në Korçë.

Ata u kapën në orët e para të mëngjesit, duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër në Korçë.

Reklamë

Sipas policisë, emigrantët do të transportoheshin drejt pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Morinës.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet e përdorura për transportin dhe pesë aparate celulare.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.