Edi Rama u ka dhënë porosi socialistëve që të mos largojnë asnjë punonjës nga puna në bashki, në një kohë kur PS ka nisur organizimin për garën e ardhshme elektorale.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS-së në Tiranë, Rama u ka kërkuar të tijve të zbresin në terren dhe të punojnë për zgjedhjet, duke theksuar se nuk duhet të heqin asnjë punonjës nga puna gjatë kësaj kohe.
Porosia për të mos prekur vendet e punës në administratën bashkiake vjen në një moment kur socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore 2027.
Administrata mbetet një strukturë me peshë në terren dhe mbajtja e punonjësve në punë vijon të mbetet një manovër e Ramës për sigurimin e votave.
Po ashtu raportohet se në mbledhjen e sotme ende nuk është përmendur asnjë emër si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.













