Tensione janë regjistruar te “Rruga e Durrësit” në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për të penguar studentët që të vijojnë protestën.
Studentët janë përballur me efektivët e policisë, të cilët nuk i kanë lejuar të zhvillojnë tubimin në këtë segment të kryeqytetit, duke i shtyrë në trotuar.
Protesta vjen në kuadër të revoltës studentore kundër qeverisë, ndërsa të rinjtë kanë vijuar mobilizimin dhe organizimin në universitete, në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.













