Vendosni fjalën kyçe....

Tension mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit, efektivët pengojnë bllokimin e Rrugës së Durrësit



Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, ku janë përfshirë në debate me punonjësit e Policisë për bllokimin e Rrugës së Durrësit.

Forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të mos lejuar bllokimin e rrugës, duke i shtyrë protestuesit të qëndrojnë në trotuar.

Prej muajsh, në vend zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit.