Përgjegjësia për Hagën: Ish-ushtaraku Hafir Hoxha kërkon llogari nga institucionet

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka shprehur shqetësimin e tij për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje rolin e institucioneve dhe politikanëve që mbështetën krijimin e Gjykatës Speciale.

Në një reagim publik, Hoxha ka shtruar pyetjen se kush e çoi Kosovën në këtë pikë, duke përmendur vendimet politike, ndikimin e faktorit ndërkombëtar, fushatën propagandistike serbe si dhe gabimet e mundshme të disa individëve nga radhët e vetë luftës.

Të lidhura

None found

Ai ka kërkuar që të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi të përballen me qytetarët dhe historinë, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për drejtësi, transparencë dhe respekt për luftën çlirimtare.

Postimi i tij i plotë:

SI ARRITËM DERI KËTU?

Nuk po arrij ta kuptoj se si mbërritëm në një situatë ku krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë, ndërkohë që vetë institucionet e Kosovës e votuan themelimin e kësaj gjykate!

Kush e mban barrën e kësaj gjendjeje? Politikanët që e miratuan gjykatën? Presioni ndërkombëtar? Serbia me aparatin e saj propagandistik? Bashkëpunëtorët e mundshëm të Serbisë brenda dhe jashtë Kosovës? Apo edhe vetë disa njerëz të luftës, të cilët nuk po i shohim, nuk akuzohen, por merren me politikë!?

Kushdo që ka pjesë në këtë përgjegjësi, duhet të japë llogari para historisë dhe qytetarëve.

Ne po kërkojmë drejtësi, të vërtetën dhe dinjitet për luftën çlirimtare.

Më dhemb fati i krerëve të UÇK-së, vuajtja e familjeve të tyre dhe heshtja që mbizotëron ndaj atyre që na sollën deri këtu.

A do ta mësojmë ndonjëherë të vërtetën? Kush do të japë llogari për këtë plagë që po e rëndon Kosovën?


Shtuar më 21.11.2026 14:56

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet