Policia e Delvinës ka vënë në pranga 41-vjeçarin, Besnik Banushi, i dënuar me 9 vite burgim për abuzim seksual me të mitur. Shërbimet e Komisariatit të Delvinës, lokalizuan dhe ndaluan në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit” Besnik Banushin banues në Delvinë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.