Ka përfunduar këtë të shtunë vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pranë familjes së tij.
Largimi i tij është shoqëruar me emocione, përqafime dhe duartrokitje nga familjarët, të cilët kishin dalë në ballkonet e banesës për ta përcjellë. Gjatë momentit të ndarjes, mes të pranishmëve është dëgjuar edhe thirrja: “Baca Jakup, qëndro i fortë!”
Pas përfundimit të vizitës humanitare, Krasniqi pritet të rikthehet sot në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku mbahet prej kohësh.
Ai kishte marrë leje për të qëndruar për katër ditë pranë familjes, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.


