Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë prezantuar sot qëndrimet dhe synimet e tyre në një deklaratë për mediat, të mbajtur në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ata thanë se protesta po hyn në një fazë më dinamike dhe se lëvizja e tyre është vijimësi e revoltës qytetare, jo zëvendësim i saj.
Studentët synojnë të ndërtojnë një organizim të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, pa përjashtuar askënd. Ata paralajmëruan nisma konkrete dhe u zotuan të mbrojnë debatin e hapur dhe të drejtën për të protestuar.
Kjo deklaratë mund të shënojë një fazë të re për protestën. Studentët po flasin për organizim, bashkëpunim dhe nisma konkrete — elemente që e çojnë lëvizjen përtej një reagimi të çastit dhe drejt një angazhimi me përmasa politike.
Ky zhvillim tregon një përpjekje për pjekuri politike: të ndërtohet një lëvizje që nuk mbështetet te një kryetar i vetëm, por te pjesëmarrja dhe organizimi demokratik. Nëse synimi është të ndryshohet sistemi politik përmes votës, sfida e radhës është të shndërrohet pakënaqësia në program, përfaqësim dhe alternativa që qytetarët mund t’i gjykojnë.
Protesta mund të jetë zëri që nxit ndryshimin, por për ta çuar atë deri te kutia e votimit duhen ide të qarta, besim publik dhe angazhim i qëndrueshëm.
A do ta shpallin me datë 28 Nëntor Lëvizjen e tyre politike? Mbetet për t’u parë po shanset janë se PO.
