Në stadiumin “Arena Egnatia” po luhet ndeshja mes Teutës dhe Laçit, e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore”. Rezultati momental është 0-0.
Gjyqtare e takimit është Emanuela Rusta.
Të lidhura
None found
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë të ditura.
Teuta drejtohet nga trajneri Edlir Tetova dhe luan me këtë formacion: Bernardoni; Zogos, Jazxhi, Përgjoni, Maçolli, Toli, Arifi, Mala, Kallaku, Pedro, Umejiego.
Laçi, nën urdhrat e Qatip Osmanit, ka këtë formacion: Biba; Azizi, Kurti, Tola, Bibo, Ajazi, Gamarra, Nërguti, Stafa, Ndubuisi, Kalaj.
Zhvillimet e para të ndeshjes:
Në minutën e parë është shkelmuar topi i parë dhe ka nisur zyrtarisht sfida Teuta-Laçi.
Në minutën e dytë, Laçi shpëton mrekullisht nga pësimi i golit. Goditja e Pedros ka goditur fillimisht traversën dhe më pas topi është ndalur nga portieri Biba.






