Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, duke lënë pas godinën e ministrisë.

Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, qytetarët kanë vijuar protestën në formë marshimi. U tha fillimisht se janë nisur drejt selisë së qeverisë, por më pas kanë devijuar.

Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm për të monitoruar situatën.

Vijon…