Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbrojtur sulmet e forcave ukrainase ndaj Urës së Krimesë, duke i cilësuar si një përgjigje të drejtë ndaj 109 sulmeve të kryera nga Rusia mbi urat e Ukrainës. Në një deklaratë Zelensky hodhi poshtë pretendimet e Vladimir Putinit se ura ka përdorim ekskluzivisht civil, duke paraqitur pamje të tankeve dhe pajisjeve ushtarake ruse që lëvizin mbi të për furnizim dhe logjistikë. Sipas tij, bombardimet intensive ruse që pasuan dëmtimin e rëndë të seksionit rrugor të urës tregojnë se Moska nuk dëshiron ta ndalë luftën dhe thjesht kërkon pretekste për përshkallëzim.