Duartrotrokitjet e para të mëngjesit të kësaj të shtune te Reali i Madridit ishin për Rafael Nadal. Legjenda e tenisit spanjoll edhe atij botëror, tashmë i tërhequr nga të gjitha aktivitetet, mori pjesë në Asamblenë e klubit Los Blancos me 40 vjeçarin që do të jetë pjesë e bordit drejtues të klubit madrilen.
Në momentin e mbërritjes në vendin e Asamblesë, Nadal ishte i shoqëruar nga Pirri, presidenti i nderit teksa në sfond po ekzekutohej himni i ‘La Decima’ (titulli i 10 i Champions League) dhe kur hyri në salla të 758 anëtarët e pranishëm u ngritën në këmbë për të nderuar tenistin.
Nadal ndryshoi rrjedhën e rendit të ditës. Ratifikimi i tij si anëtar i ri i Bordit Drejtues ishte parashikuar si pika e vetme e rendit të ditës në një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë, e cila do të mbahej pas përfundimit të çështjeve të zakonshme. Megjithatë, presidenti Florentino Pérez e përshpejtoi përfshirjen e Nadalit në Bordin Drejtues, duke e bërë këtë fakt të kryer. ‘Është një krenari e madhe ta kemi mes nesh’-u shpreh presidenti Florentino Perez
Sërish mes duartrokitjeve, ai kërkoi miratimin e delegatëve për ta ftuar Nadalin të ulej në tryezën presidenciale. Tenisti nga Manacori zuri aty një vend të privilegjuar, në të djathtë të Florentino Pérezit, i cili menjëherë më pas vijoi me zhvillimin normal të Asamblesë, duke prezantuar videon hapëse të mbledhjes.