Një shqiptare që jeton në diasporë i është bashkuar protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, nga ku u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të kthehen në Shqipëri më 28 dhe 29 nëntor, për t’iu bashkuar tubimeve të paralajmëruara.
Në një prononcim mediat, ajo vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë dhe qëndrueshmërinë e tyre, pavarësisht pranisë së forcave të policisë.
Gjatë fjalës së saj, shqiptarja u bëri thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që të organizohen dhe të marrin pjesë në protestat e fundnëntorit, duke kërkuar krijimin e një Kuvendi të madh në mbrojtje të Shqipërisë.
“Është meritë e madhe e popullit shqiptar që në këtë evolucion nuk kanë frikë as nga policët. I bëj thirrje diasporës të vijë më 28-29 nëntor, të përfaqësojë popullin shqiptar dhe të ngrejë një Kuvend të madh në mbrojtje të Shqipërisë. Ky është shteti i diktaturës”, shprehet protestuesja.











