Protestuesit hasen me kordonin e policisë në Rrugën e Kavajës, kthehen drejt qendrës së Tiranës, vijojnë marshimin

21/11/2026 16:48

Protestuesit kanë marshuar në Rrugën e Kavajës në Tiranë, por janë përballur me një kordon policie që u ka bllokuar avancimin e tyre.

Pasi u hasën me bllokadën policore, turma është kthyer në drejtim të qendrës së kryeqytetit, ku po vijon marshimin.

Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, qytetarët kanë vijuar protestën në formë marshimi. U tha fillimisht se janë nisur drejt selisë së qeverisë, por më pas kanë devijuar.

Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm për të monitoruar situatën.

Top Channel