Aksident tragjik në Fier, humb jetën 80-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet me dije se 80-vjeçari ishte duke ecur me biçikletë, ndërsa është përplasur nga një makinë e drejtuar nga 61-vjeçari N. P.
Njoftimi:
Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës.
Ndërsa drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.




