Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues Vangjel Merko, 61-vjeç është përplasur me biçikletën që drejtohej nga një 80-vjeçari Nasi Peto.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës.

Ndërsa drejtuesi i automjetit do  shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.