Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Paloka tha se kryeministri i plas njerëzit në burg. Bëri thirrje që Veliaj dhe të tjerët nga PS që janë burgosur, duhet që të kthehen në të penduar të drejtësisë.

Më tej, shtoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj di shumë, por nënvizoi se është e vështirë që të flasë gjithçka që di.

Edi Paloka: Rama e ka dërguar Veliajn në burg. Veliaj meriton shumë më tepër se ç’po i bën kryeministri. Siç po i bën Veliajt, tjetrit e tjetrit, Rama po iu bën dhe shqiptarëve.

Kur Rama u bën presione e represione, mendoni se çfarë iu bën qytetarëve. Veliaj e meriton poshtërësinë e Edi Ramës, që dikur e duartrokiste, që ka qenë apendiksi i kryeministrit. Nëse e duan veten të burgosurit nga PS, të bëjnë të penduarin e drejtësisë e të kritikojnë gjithçka, jo vetëm ku iu intereson.

Shumica e këtyre mbyllin gojën, sepse shumica hyjnë në burg me marrëveshje, duke gëzuar paratë që kanë vjedhur. Por Veliaj ka folur disa herë. Kur ka folur, ka pasur pasoja. Rama me anë të drejtësisë i ngriti menjëherë akuzë të re. Në burgun e Durrësit jetojnë më mirë se ne jashtë.

Rama të çon në ekstrem, vetëm të bën keq, Veliaj të flasë se do përfundojë edhe më keq. Rama të bën të fundit, nëse sheh që ti nuk ke ulur kokën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb