Situata është tensionuar gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e disa protestuesve, duke përdorur edhe forcën fizike.
Sipas pamjeve nga protesta, punonjësit e policisë kanë hyrë në lokale dhe ambiente të frekuentuara pranë Kullave Binjake, ku kanë shoqëruar disa persona. Gjatë ndërhyrjes raportohet se është përdorur dhunë.
Shoqërimi i qytetarëve është kundërshtuar nga personat e pranishëm, të cilët kanë reaguar me thirrje si “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”.
Protestuesit, të cilët më herët ishin mbledhur përpara Kryeministrisë, kanë vijuar më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.
