Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Javën e kaluar ju fola për skandalin e Jensen Huang. Pak ditë më vonë, ai u largua nga Nvidia. Dhe tani, interneti po kërkon ta kthejë.
Pak kujtesë. Jensen Huang, themeluesi i Nvidia-s, dha dorëheqjen të Enjten e kaluar si CEO. Kjo erdhi pasi pranoi një lidhje me një drejtuese kompanie çipash, të cilën inteligjenca amerikane e dyshon si spiune kineze. Disa media shkruajnë edhe për lidhje të tjera jashtë martese. Nvidia vuri në krye përkohësisht drejtoreshën financiare, Colette Kress.
Por historia nuk mbaroi aty. U hap një peticion online me një titull të qartë: “Stand with Jensen”, qëndro me Jensen-in. Deri të Shtunën kishte mbi 115 mijë firma.
Dhe shikoni kush firmos. Gati 6 mijë punonjës aktualë të Nvidia-s. Mbi një mijë ish-punonjës. Dhe mbi 63 mijë aksionerë. Pra njerëzit që punojnë për të, dhe njerëzit që fitojnë para nga ai.
Mes emrave të njohur: Elon Musk, shefi i Epic Games që bën Fortnite, Tim Sweeney, dhe shefi i Replit.
Ndërkohë bursa vazhdon të reagojë. Aksionet e Nvidia ranë edhe 2% të Premten e kaluar.
Dhe këtu dalin dy pyetje: A duhet ta drejtojë kompaninë më të rëndësishme të AI-së dikush që mund të jetë manipuluar nga një spiune e dyshuar dhe a duhet të humbasë vendin e punës para se hetimi të mbarojë?
Musk e ka zgjedhur ne cilë anë është. Bordi ende jo.