Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me entuziazëm pas triumfit historik të skiatores Lara Colturi në Kupën e Botës në ski alpine, duke e cilësuar këtë arritje si një moment të shënuar për sportin shqiptar.
Përmes një postimi në platformat sociale, Rama përgëzoi 20-vjeçaren, e cila siguroi fitoren në garën e slalomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë. Ky sukses shënon triumfin e parë të Shqipërisë në historinë e këtij kompeticioni prestigjioz.
Kreu i qeverisë shoqëroi mesazhin e tij me një album fotografik të sportistes pas fitores, si dhe me tabelën zyrtare të renditjes përfundimtare të garës.
Në mesazhin e tij, Rama theksoi se “Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine. Një ditë historike për sportin shqiptar!” Ai shtoi se pas dy vendeve të dyta të arritura në vitet 2024 dhe 2025, Lara tashmë ka ngjitur majën e podiumit, duke mbushur me krenari të gjithë kombin.
360grade.al



















