Rama dhe ministrja Spahiu prezantojnë paketën e re për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi

Në vijim të porosisë së kryeministrit Edi Rama, të dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konsoliduar propozimet në një paketë ndërhyrjesh. Masat synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e bashkëpunimit mes strukturave që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, e zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, u dakordësua edhe Deklarata e Përbashkët, përmes së cilës institucionet angazhohen për mbrojtjen e dinjitetit, pjesëmarrjen dhe garantimin e mundësive të barabarta për çdo fëmijë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë prezantimit të nismave kryesore, vuri theksin te respektimi i të drejtës së fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike. Ajo nënvizoi gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për t’i mbrojtur ata nga çdo formë dhune, manipulimi dhe shfrytëzimi.

“Duhet të jemi të qartë se e drejta e fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike duhet të respektohet. Njëkohësisht, kemi përgjegjësinë për t’i mbrojtur ata nga çdo formë dhune, manipulimi, shfrytëzimi apo përfshirjeje në veprime që cenojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”, u shpreh ministrja Spahiu.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama theksoi nevojën që Këshilli të funksionojë si një strukturë aktive, me një plan konkret dhe kalendar të përcaktuar, për të çuar përpara masat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nënshkruan Deklaratën e Përbashkët, duke formalizuar angazhimin institucional për zbatimin e nismave dhe masave të parashikuara.

Rekomandimet e konsoliduara përfshijnë zbatimin më efektiv të kuadrit ligjor, rritjen e kapaciteteve institucionale, sigurimin e financimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e koordinimit të shërbimeve. Një pjesë e masave lidhen me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 dhe Planin e Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, ndërsa të tjerat parashikojnë ndërhyrje të reja për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri