Demonstrata e së shtunës kundër qeverisë ka përfunduar.
Pjesëmarrësit e nisën tubimin e sotëm pranë Ministrisë së Arsimit, ku u regjistruan edhe momente tensioni.
Të lidhura
None found
Më pas, grupi u zhvendos drejt Kryeministrisë. Pasi qëndruan shkurtimisht para ndërtesës së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, vazhduan marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Demonstruesit u rikthyen sërish te godina e Kryeministrisë. Pas një ndalese të shkurtër, ata ecën drejt Sheshit Skënderbej, ku u mbyll edhe protesta.
Organizatorët kanë njoftuar një tjetër demonstratë shumë të madhe për 28 Nëntorin, ku pritet të bashkohet edhe diaspora.








