Kristian Shpendi po kalon një moment fantastik në futbollin italian, duke vazhduar të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer me fanellën e Cesenas.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar sërish në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës.
Cesena triumfoi me rezultatin 2-0 në stadiumin “Bentegodi”, në takimin që hapi javën e 12-të të Serie B.
Francesconi ishte autori i golit të parë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi momenti i Kristian Shpendit.
Bomberi shqiptar dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur suksesin e skuadrës nga Romanja dhe duke vazhduar serinë e tij të realizimeve.
Me këtë gol, Shpendi thellon edhe më shumë avantazhin si golashënuesi më i mirë i kampionatit italian.
Statistikat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse: në 12 ndeshje të zhvilluara në Serie B, sulmuesi ka realizuar plot 9 gola.
Një kontribut i jashtëzakonshëm për Cesena, e cila po lufton për një vend në zonën e “Play Off”-it.
Tri pikët në transfertën ndaj Veronës kanë një rëndësi të veçantë për skuadrën, që tashmë ka parakaluar kundërshtarin në renditje.
Cesena ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, duke mbajtur gjallë objektivat për vazhdimin e sezonit.
Në qendër të vëmendjes mbetet Kristian Shpendi, i cili me golat e tij po kthehet në një nga protagonistët kryesorë të Serie B.
Forma e sulmuesit shqiptar është një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren, që mund të përfitojë nga momenti i shkëlqyer i bomberit kuqezi.
© SYRI.net
Përmbysje spektakolare në Francë/ PSG-ja triumfon ndaj Nice, vazhdon marshimin drejt titullit!
Chelsea turpërohet në ‘Stamford Bridge’, Leeds i shënon katër gola dhe shkakton surprizën e madhe
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund LaçinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: