Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka ndërprerë bashkëpunimin me avokatin e tij, Ian Winter, i cili e përfaqësoi gjatë procesit gjyqësor ku ai u dënua me 10 vite e gjysmë burg për përdhunim.
Avokati Winter nuk do të jetë më pjesë e procedurave të ardhshme ligjore, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar lidhur me apelin e paraqitur nga mbrojtja.
Gjatë gjyqit, pala mbrojtëse pretendoi se policia dhe prokuroria kishin vonuar paraqitjen e provave. Megjithatë, gjyqtari vlerësoi se dokumentet e kontestuara nuk kishin rëndësi të veçantë për çështjen.
Sipas ekspertëve ligjorë, apeli i Brand mund të përballet me vështirësi serioze, edhe për shkak të vendimit të jurisë, e cila e shpalli fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, ndërsa e shpalli të pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim.
