FOTO/ Zbulohet urdhri sekret për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit. Ja çfarë përmban

FOTO/ Zbulohet urdhri sekret për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit. Ja çfarë përmban

21:22, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhet urdhri zyrtar për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Dokumenti, i cili deri më tani nuk ishte bërë publik, mban numrin 2103 dhe datën 28 tetor 2026, ndërsa është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sadleva Bodo.

Një kopje e urdhrit i është përcjellë edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për dijeni. Dokumenti është klasifikuar me nivelin ‘I kufizuar’, me një afat klasifikimi prej dy vitesh.

Në urdhër, transferimi i Veliajt argumentohet me arsye sigurie, duke iu referuar një informacioni të Drejtorisë së Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me numër 20796, datë 28 tetor 2026.

Për realizimin e transferimit, dokumenti i referohet nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, vendimit të Këshillit të Ministrave për Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, si dhe urdhrit të Ministrit të Drejtësisë për klasifikimin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Image

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës nga Durrësi në Fier shkaktoi debate dhe reagime, ndërsa vetë Veliaj ka ndërmarrë edhe një veprim ligjor kundër drejtueses së Burgjeve.

Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, ai ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj drejtores së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në qendër të kallëzimit është ligjshmëria e procedurës së ndjekur nga administrata e burgjeve për transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Dokumenti i bërë publik tashmë paraqet argumentet zyrtare të përdorura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për marrjen e vendimit, ndërsa ligjshmëria e kësaj procedure është kundërshtuar nga ana e Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco