Florentino Perez ka paralajmëruar Barcelonën se nuk do të ndalet derisa të zbardhen të gjitha detajet e rastit Negreira, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe presidentin e La Ligës, Javier Tebas.
Sipas gazetës spanjolle AS, Perez ka folur para anëtarëve të klubit në të njëjtin vend ku ishte rizgjedhur president më shumë se gjashtë muaj më parë.
Ai ka trajtuar çështjet më të rëndësishme të klubit dhe planet për të ardhmen, përfshirë projektin “Bernabeu Infinito” dhe marrëveshjen me UEFA-n.
“Rasti Negreira nuk është problem i Real Madridit. Ne mund të jemi viktima kryesore, por bëhet fjalë për një mashtrim në shkallë të gjerë, që ka prekur të gjitha garat vendore dhe ndërkombëtare të ndërlidhura mes tyre”, deklaroi Perez.
Ai theksoi se përgjegjësia për zbardhjen e këtij rasti u takon të gjithë pjesëmarrësve në garë dhe institucioneve që i mbikëqyrin ato.
“Është problem i të gjithëve që marrin pjesë në këto gara dhe i institucioneve që kanë për detyrë t’i mbikëqyrin. Nuk do të ndalem derisa të gjithë përgjegjësit të japin llogari”, shtoi presidenti i Real Madridit, duke u duartrokitur nga të pranishmit.
Pérez më pas vuri në pikëpyetje faktin se përse Real Madridi po qëndron i vetëm në përpjekjet për zbardhjen e rastit.
“Është e vështirë të kuptohet përse Real Madridi duhet të jetë i vetmi klub i interesuar për ta zbardhur këtë çështje, ndonëse ajo është problem i të gjithëve. Kjo ngre pikëpyetje për palët e tjera të përfshira, veçanërisht La Ligën dhe Federatën Spanjolle të Futbollit, përgjegjësia kryesore e të cilave është mbrojtja e integritetit të garës”, u shpreh ai.
Në fund, Perez kritikoi institucionet për mosveprimin e tyre përpara se UEFA të përfshihej në këtë çështje.
“Ata nuk bënë asgjë përpara UEFA-s dhe Real Madridi u detyrua t’i mbledhë vetë informacionet dhe ta paraqesë ankesën. UEFA e dërgoi rastin në Komitetin e Etikës dhe Disiplinës në tetor të vitit të kaluar”, përfundoi Perez.
© SYRI.net
Premier League/ Arsenali ndalet nga Newcastle, por ende kryeson me +6 pikë
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën
Serie A/ Katër gola nga Malen, Roma fiton thellë ndaj ParmësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: