Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se kuqezinjtë janë të gatshëm të ndërhyjnë në treg, por vetëm nëse paraqiten mundësi që i përshtaten projektit të tyre.

Cardinale ka bërë të qartë se Milani nuk do të shpenzojë pa kriter, duke theksuar se çdo transferim duhet të jetë i menduar mirë dhe të ketë bindjen e plotë të drejtuesve të klubit.


“Jemi gati për afatin kalimtar të janarit, kemi punuar shumë. Do të jetë i komplikuar, si gjithmonë, dhe duhet të dimë t’i shfrytëzojmë mundësitë”.

“Do të shpenzojmë para, por vetëm në mënyrë të mençur. Nuk duam të bëjmë asnjë lëvizje për të cilën nuk jemi 100 për qind të sigurt”, ka deklaruar Cardinale.

Pronari i Milanit ka folur edhe për sulmuesin e Real Madridit, Endrick, duke e vlerësuar jashtëzakonisht lart talentin brazilian. Megjithatë, ai ka theksuar se projekti i klubit nuk varet nga transferimi i një futbollisti të vetëm.

“Endrick është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij, nëse jo më i miri! Por projekti ynë shkon përtej një lojtari të vetëm. Gjithsesi, do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, u shpreh ai.

Kështu, Cardinale ka lënë të hapur mundësinë që Milani të jetë aktiv gjatë janarit, pa dhënë garanci për ndonjë transferim konkret./Telegrafi/