Dita e Alfabetit, nxënësit e “Avni Rustemit” përcjellin vlerat e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” në Kukës kanë organizuar një aktivitet në kuadër të festave të Nëntorit dhe Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që shënohet më 22 Nëntor. Përmes recitimeve, këngëve, interpretimeve dhe materialeve të përgatitura, ata sollën në vëmendje ngjarjet më të rëndësishme historike, duke u ndalur veçanërisht te Kongresi i Manastirit dhe rëndësia e njësimit të alfabetit shqip.
“Kemi përgatitur një dramatizim. Unë kam rol në Sebasti Qeriazit dhe flasim për momentin kur ë nxorhem alfabetin shqip dhe vihet në përdorim edhe më në fund shqiptarët mund ta përdorin atë.
Për mua ky aktivitet është shumë i rëndësishëm sepse na tregon se sa i rëndësishëm është alfabeti.”
Ndërsa mësuesit theksojne rëndësinë që kanë këto data historike në edukimin e brezit të ri, duke vlerësuar se aktivitete të tilla ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për sakrificat dhe kontributin e figurave që punuan për gjuhën dhe kombin shqiptar.
“ Qëllimi i aktiviteteve është që të ndërgjegjësojmë fëmijët, t’I sensibilizojmë, t’i informojmë për ruajtjen e gjuhës shqipe. Gjuha është pasuri, është simboli i kombit. Në këtë”- u shpreh Vjoleta Sinani
Në këtë mënyrë, përmes pjesëmarrjes aktive të fëmijëve, shkolla synon të mbajë gjallë traditën e festimit të datave historike dhe t’u përcjellë brezave të rinj vlerat e trashëgimisë kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




