Dyshohet se transportonte materiale ushtarake, anija ruse goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës - ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s
Një anije mallrash ruse, që dyshohet se transporton materiale ushtarake, goditet nga dronë në Gjirin e Finlandës ndërsa lëvizte drejt ujërave të NATO-s.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija u sulmua në Detin Baltik, në perëndim të ishullit rus Gogland, përpara se të hynte në ujërat territoriale finlandeze, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Finlandës, duke konfirmuar kështu një version të dhënë më herët nga zyrtarët rusë.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, deklaroi se anija, e quajtur "Sparta II", ishte sulmuar nga dy dronë në ujëra ndërkombëtare, rreth tri milje detare larg kufirit rus.
Ekuipazhi u evakuua shpejt, ndërsa autoritetet përkatëse po vlerësojnë shkallën e dëmeve, shtoi ai.
Ministria e Mbrojtjes e Finlandës njoftoi se ushtria ka vendosur sërish kufizime të përkohshme për lëvizjet ajrore dhe detare në pjesën lindore të Gjirit të Finlandës, si masë paraprake për të mbrojtur civilët dhe për t'u mundësuar autoriteteve ndërhyrjen, në rast se do të ishte e nevojshme kapja e dronëve.
Pas sulmit, roja kufitare finlandeze bëri të ditur se nuk ka kërcënime të tjera për anijet apo njerëzit e tjerë; ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po koordinojnë operacionet me vendet fqinje.
Fire boats with the Finnish Coast Guard are continuing attempts to save the Russian military-linked cargo ship, M/V SPARTA II (IMO: 9160994), which had just departed St. Petersburg before it was attacked and set ablaze by several unidentified drones earlier today in the Gulf of Finland.
— OSINTdefender (@sentdefender) November 21, 2026
Në një deklaratë në platformën X, kryeministri finlandez Petteri Orpo u shpreh: "Lufta po përhapet edhe në zonat tona fqinje".
"Autoritetet finlandeze po menaxhojnë situatën në Gjirin e Finlandës, ku një sulm me dronë ka goditur një anije tregtare ruse".
Orpo shtoi se "Ukraina ka të drejtë të luftojë kundër agresorit".
Ndërkohë, imazhe të reja, të publikuara nga Roja Kufitare Finlandeze, tregojnë anijen ruse në flakë, ndërsa nga ura e komandës së anijes dalin shtëllunga të dendura tymi gri.
Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, anija "Sparta II" i nënshtrohet sanksioneve dhe është e lidhur me kompaninë ruse të transportit detar "Oboronlogistika".
E sipas faqes së internetit të kompanisë, "Oboronlogistika" ofron shërbime logjistike për Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
🔥 Cаrgo ship cаtches firе in the Gulf оf Finlаnd follоwing a drone attаckThe governor of Russia's Leningrad region eаrlier reportеd thаt two drones had attacked a Russian vessel heading to Kaliningrad. The crew was unharmed.According to the governоr, the аttack toоk place in international waters, approximately threе nautical miles frоm Russia's bоrder.The Insider, citing Estonia's bоrder guаrd service, rеports thаt the vessel targeted was the Sparta II.The ship is undеr US sаnctions and has previously been linked to transporting weаpons for Russia.
— NEXTA (@nexta_tv) November 21, 2026
"Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara se çfarë ngarkese ndodhet në bord, por nuk mund të përjashtohet mundësia që aty të ketë materiale ushtarake", deklaroi për agjencinë Reuters komandanti i Rojës Kufitare Finlandeze, Ilja Iljin.
Kjo anije është mjeti i dytë rus që goditet në Gjirin e Finlandës këtë muaj, pasi një anije luftarake u vu në shënjestër nga Ukraina më 11 nëntor.
Shërbimi i sigurisë ukrainas, SBU, deklaroi më herët se kishte sulmuar anijen "Naro-Fominsk" si pjesë e një operacioni më të gjerë me dronë kundër terminalit rus të eksportit të naftës në Ust-Luga, në bregdetin e Detit Baltik.
Sipas autoriteteve finlandeze, në një incident të veçantë të shtunën, një helikopter rus dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, ndoshta në lidhje me operacione shpëtimi ose vëzhgimi që përfshinin anijen e dëmtuar. /Telegrafi/





























