118 vite më parë, në Kongresin e Manastirit, përfaqësues të shquar të kulturës dhe intelektualë shqiptarë u mblodhën për të njësuar alfabetin e gjuhës shqipe, duke hedhur themelet e zhvillimit të arsimit dhe kulturës kombëtare, që sot njihet si Dita e Alfabetit. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar. Kongresi i Manastirit zhvilloi punimet nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, me pjesëmarrjen e 50 delegatëve nga trevat shqiptare dhe diaspora. Ndër figurat kryesore të kongresit ishin Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Parashqevi Qiriazi, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi por dhe emra të tjerë.