85-vjeçari Ahmet Doçi u rikthye në bankat e kujtesës, aty ku nisi rrugëtimin e tij arsimor. Në 70-vjetorin e Gjimnazit të Kukësit, ai ishte i vetmi ish-maturant i brezit 1956–1960 që mundi të ishte i pranishëm në këtë përvjetor. Me emociozn, ai kujton shokët e klasës, mësuesit dhe vështirësitë e një kohe kur arsimimi kërkonte sakrifica dhe përballje me varfërinë. Një dëshmi e gjallë e historisë së arsimit në Kukës, që dëshmon se vitet kalojnë, por gjurmët e shkollës mbeten.