• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Sociale

“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali reagon pasi u përjashtua nga Rama: Më dalin 7 koka të tjera

by Lajm Lajm
November 22, 2026
in Sociale
“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali reagon pasi u përjashtua nga Rama: Më dalin 7 koka të tjera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, pas zhvillimeve të fundit brenda Partisë Socialiste, duke lënë të kuptohet se ajo nuk e konsideron veten të tërhequr apo të mposhtur nga ajo që ka ndodhur.

Pa iu referuar drejtpërdrejt vendimeve apo personave konkretë, Spiropali përdor metafora të forta për të përshkruar qëndrimin e saj, duke thënë se ata që e shohin situatën si një goditje ndaj saj gabojnë. Ajo e krahason veten me krijesat mitologjike që, edhe kur humbasin një kokë, nxjerrin disa të tjera.

“U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, ish-ministrja thekson se nuk do të pendohet, nuk do të gjunjëzohet dhe nuk do të kërkojë mëshirë nga askush. Sipas saj, parimi që duhet të udhëheqë çdo vendimmarrje është drejtësia dhe jo mëshira.

Spiropali ndërton më tej një portret të vetes përmes figurave historike si Perandoresha e Kinës dhe Kleopatra, duke nënvizuar se do të merrte vendime të forta për atë që e konsideron të mirën e vendit.

Në pjesën tjetër të shkrimit, Spiropali përdor krahasime me natyrën dhe kafshët për të përshkruar qëndrueshmërinë, durimin dhe këmbënguljen e saj. Ajo thotë se nuk tërhiqet nga ajo që e konsideron të drejtë, edhe nëse kjo kërkon të këmbëngulë deri në fund.

Një pjesë të rëndësishme të reagimit ia kushton edhe kritikave ndaj atyre që i quan “hajdutë dhe manipulues”, të cilët, sipas saj, paraqiten si liberalë, kozmopolitë dhe europianë, por në të vërtetë janë tiranë.

Në përfundim, Spiropali e lidh mesazhin e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke shkruar se nuk ka vetëm një zemër, por “10 milionë zemra të kuqe të përgjakura”, të cilat ua fal qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

Reagimi i plote

Sikur çoç më ndodhi

Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi.

U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera.

Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam.

Për të mos u habitur për çfarë ndodh ose nuk ndodh me mua, duhen ditur disa gjëra, duhen pasur disa njohurira.

Për shembull, duhet ditur se, në një tjetër kohë, në një tjetër shekull, kur demokracia akoma nuk ishte shpikur, nëse do isha Perandoreshë e Kinës, për ta mbrojtur botën nga shpirtzinjtë, do të ndërtoja një Mur Kinez njëqind herë më të gjatë dhe dhjetë herë më të gjërë e më të lartë. Ndërsa po të isha Kleopatra, pa m’u trembur syri, pa më lëvizur nervi, do dënoja ose do falja gjthkënd që e meriton, dhe do ikja të flija e qetë si qengj, sepse bëra çfarë duhej bërë për të mirën e vendit tim që e dua pafund.

Unë nuk lexoj as nuk dëgjoj gazeta që kërcënojnë, shkrime që tregojnë përralla, portale që shpifin, televizione që thurin intriga, hajdutë që hiqen të ndershëm nëpër banaqe, dhe të tjera dreqnira provizore. Në vend të të gjitha këtyre, unë bëj diçka të thjeshtë dhe madhështore, të përhershme dhe të pavdekshme. Ulem e lexoj libra. Kurrë në kompjuter. Vetëm në letër.

Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë. Specialitetet që servir janë më të këqijat. Çfarë pëlqej unë, nuk është havjari, as korani. Është byreku me spinaq ose hithra në një katund të Kelmendit, Zadrimës, Kolonjës, Labërisë. Mu në mes të fshatit. Mu nën hijen e lisit të kuvendit. Dhe çfarë pi unë, nuk janë as vera as shampanja, por uji ose dhalla.

Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari.

Unë jam si dhia. Ha gjëra të zgjedhura duke u ngjitur e zbritur nëpër shkrepa, pa u frikësuar se rrëzohem nga shkëmbi, jo më të rrëzohem e ngjitem nga froni apo kolltuku, që s’më bën asnjë përshtypje.

Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes.

Çfarë unë urrej me gjithë shpirt dhe e konsideroj të keqen më të rrezikshme, janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë, kozmopolitë, të drejtë, të squtë, europianë, por janë tiranë.

Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet, nxij ditën, zbardh natën.

Unë jam ajo që mbaj ndezur zjarrin.

Unë jam ajo që e tillë nuk u bëra, por e tillë isha dhe do jem e tëra që kur linda.

Unë nuk kam 1, unë kam 10 milionë zemra të kuqe të përgjakura, të cilat ua fal të gjitha 10 milionë shqiptarëve kudo ku janë, të rrahin të lira, secila me muzikën e vet, të gjitha bashkë me muzikën më të bukur të botës, atë të dashurisë së pafundme për Shqipërinë prej së cilës presim veç një shkelje syri për të bërë gjithçka.

Kjo jam unë.

Të tjerat janë llafe kafaneje.

Dhe ka që habiten sikur çoç më ndodhi në një mbledhje.

Tags: Edi RamaElsa SpiropaliProtestë
Previous Post

Protesta/ Policia vijon ndëshkimet: 10 të proceduar dhe 13 masa administrative

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali reagon pasi u përjashtua nga Rama: Më dalin 7 koka të tjera

“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali reagon pasi u përjashtua nga Rama: Më dalin 7 koka të tjera

November 22, 2026
Protesta/ Policia vijon ndëshkimet: 10 të proceduar dhe 13 masa administrative

Protesta/ Policia vijon ndëshkimet: 10 të proceduar dhe 13 masa administrative

November 22, 2026
Fier/ Makina gjendet e përmbysur në kanal, nuk dihet ku është shoferi

Fier/ Makina gjendet e përmbysur në kanal, nuk dihet ku është shoferi

November 22, 2026
Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit me prokurorin, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj tij

Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit me prokurorin, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj tij

November 22, 2026
Elisa dhe çudia e botës së SPAK-ut

Elisa dhe çudia e botës së SPAK-ut

November 22, 2026
Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

November 22, 2026
Këmbimi valutor 22 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Këmbimi valutor 22 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

November 22, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

November 22, 2026
“Edhe nëse Trump dhe Putin janë miq, nuk na mjafton”, Zelensky kërkon garanci sigurie për Ukrainën

“Edhe nëse Trump dhe Putin janë miq, nuk na mjafton”, Zelensky kërkon garanci sigurie për Ukrainën

November 21, 2026
Arrestimi i “El Chapo Isidro” përgjak Meksikën, 11 të vrarë pas përplasjes së kartelit me ushtrinë

Arrestimi i “El Chapo Isidro” përgjak Meksikën, 11 të vrarë pas përplasjes së kartelit me ushtrinë

November 21, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL