Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Libohovë, duke arrestuar një burrë 40-vjeçar i cili kishte kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Nga të dhënat e policisë, shtetasi T. B., pas një sherri për motive të dobëta me gruan, e kishte kërcënuar se do ta ekzekutonte me armë zjarri automatike dhe ishte larguar me makinë, duke shtënë në ajër.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” u angazhuan në një operacion për të neutralizuar situatën dhe për të vënë në pranga autorin.
Pas afërsisht 2 orë e 30 minuta bisedimesh me forcat e rendit, u arrit të neutralizohej dhe të arrestohej në flagrancë 40-vjeçari, banues në Libohovë, i cili ka pasur edhe më parë probleme me ligjin.
Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan armën automatike, e cila kishte fishekë në dhomën e fishekut, si dhe karikatorin me municionin përkatës.
Dokumentacioni i çështjes iu dërgua Prokurorisë për procedura të mëtejshme.







