William planifikon reforma të thella në monarki, mund t’ua heqë titujt mbretërorë Harry-t dhe fëmijëve të tij
Princi William po planifikon ndryshime rrënjësore në monarkinë britanike që mund të çojnë në heqjen e titujve mbretërorë nga vëllai i tij, Princi Harry , si dhe nga dy fëmijët e tij, sipas një libri të ri që do të dalë në shitje.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi pasi ai të ngjitet në fron dhe do të prekin edhe Princin Archie, shtatë vjeç, dhe Princeshën Lilibet, pesë vjeç. Dy fëmijët mund të humbasin jo vetëm titujt e tyre të princit dhe princeshës, por edhe të drejtën për të përdorur titullin “Lartësia e Tij/Saj Mbretërore” (HRH), sipas autorit Tom Sykes, i cili ka lidhje të ngushta me aristokracinë britanike
Në librin e tij “Dukët e Hazardit”, Sykes thotë se trashëgimtari i fronit britanik ka filluar tashmë të punojë mbi një plan për të riorganizuar rrënjësisht monarkinë. Qëllimi është të ndryshojë mënyrën se si vepron familja mbretërore, si dhe rolin e brezit të ardhshëm të anëtarëve.
Këto plane vijnë pas deklaratave të William vitin e kaluar, kur ai njoftoi se nuk do të shmangte vendimet e vështira kur të merrte fronin.
“Ndryshimi është në axhendën time”, kishte deklaruar ai.
Një parim kyç i planit thuhet se është që titujt mbretërorë dhe titulli i HRH nuk do të jepen më automatikisht në bazë të prejardhjes . Ato do të mbahen vetëm nga anëtarët e familjes që marrin një rol aktiv dhe përfaqësojnë zyrtarisht monarkinë.
Një ndryshim i tillë mund të çojë në heqjen e titujve nga Harry, gruaja e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre, duke e tensionuar më tej marrëdhënien tashmë të vështirë midis dy vëllezërve.
Sipas Sykes, William i ka diskutuar tashmë qëllimet e tij me ndihmësit e ngushtë. Plani përcakton që titujt do të mbahen vetëm nga ata që kryejnë detyra zyrtare në emër të Kurorës.
Një mik i Princit William i shpjegoi autorit logjikën që qëndron pas kësaj qasjeje: “Nëse jeni një anëtar aktiv i familjes mbretërore, bëni vizita, udhëtoni nëpër vend, merrni pjesë në misione diplomatike dhe ngjarje zyrtare, keni një prani publike dhe jeni në kontakt me botën, edhe nëse duhet të zgjoheni një mëngjes të mërkurë me shi për të vizituar Sheffieldin, atëherë do të keni titullin Lartmadhëria e Saj/e Tij Mbretërore (HRH) dhe do të quheni princ ose princeshë. Gjithashtu do të merrni një pagë dhe do t’ju jepet një rezidencë. Nëse, nga ana tjetër, nuk merrni përsipër detyrime të tilla dhe nuk merrni pjesë aktive në aktivitetet e familjes mbretërore, nuk do të keni titullin HRH, as nuk do të keni të drejtë për ndonjë trajtim të veçantë. Do të jeni thjesht një individ privat, i lirë të jetoni jetën tuaj dhe të fitoni para në çdo mënyrë që dëshironi.”
Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut
- 13:16 Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë
- 13:07 Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për 4 mijë dollarë
- 12:47 A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
- 12:36 Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar
- 12:22 Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut
- 12:16 Vodhën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë në një banesë në Durrës, arrestohen dy autorët