Ke miq kryeministrat tanë, por jo shqiptarët! Rama përplaset me gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Çfarë je ti, protestues?

Ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat, në aktivitetin e përurimit të pikës së përbashkët kufitare “One Stop Shop” në Qafë Thanë, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shpërtheu një përplasje mes Ramës dhe një gazetari shqiptar.

Gazetari e pyeti kryeministrin Rama se përse shfaqet shpesh në raporte miqësore me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa, sipas tij, nuk tregon të njëjtin interes për shqiptarët që jetojnë atje dhe problemet me të cilat përballen.

Të lidhura

None found

“Ju shohim shpesh që bëni miq kryeministrat në Maqedoni, keni mik Ali Ahmetin, shpesh bëni edhe me Mickoskin, por jo shqiptarët dhe hallet e tyre. Asnjëherë nuk jeni interesuar për shqiptarët në vendin tonë, nuk e çelni gojën. Ju i keni miq kryeministrat apo do bëni miq shqiptarët”?– pyeti gazetari.

Rama e ndërpreu menjëherë me pyetjen “Çfarë je ti, protestues”?–  e më pas vijoi me shpjegimin se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se ai nuk ndërhyn në punët e brendshme të saj.

“Thashë unë, je protestues. Dua të them disa gjëra që shpresoj t’i dëgjosh siç i dëgjova unë me respekt. Së pari, Maqedonia e Veriut është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhënies vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër.

Çështjet që ju prekët janë çështje që trajtohen dhe duhet të trajtohen gjithmonë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët kanë mjaftueshëm parti politike dhe mendoj se kanë më shumë se ç’duhet, për t’i përfaqësuar dhe për të shpalosur të gjitha gjërat dhe të gjitha opinionet”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare shtoi se asnjëherë nuk e kanë parë dhe as nuk do ta shohin duke bërë fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që nënvizoi se edhe politikanët shqiptarë të këtij vendi nuk bëjnë fushatë në Tiranë dhe nuk dalin në foto me të për deklarata politike.

“Ju as më keni parë mua dhe as do më shihni ndonjëherë të bëj fushatë për asnjë parti politike këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe as keni parë ndonjëherë që politikanët shqiptarë këtu të bëjnë fushatë në Tiranë apo të dalin në foto me mua dhe të bëjnë deklarata.

Patjetër, ne kemi komunikim, të gjithë përfaqësuesit politikë të Maqedonisë jemi të gatshëm për diskutime mbi mbarësinë e punës së përbashkët, por ka një kufi që as do e shihni të kapërcehet, që i takon institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve që kanë të drejtë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin pavarësisht kufijve”, deklaroi Rama.

 

 


Shtuar më 22.11.2026 13:57

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet