Gjunkshi, takime gjatë asamblesë së Atlantikut të Veriut: Shqipëria duhet të jetë një zë aktiv në çështjet për sigurinë

Gjunkshi, takime gjatë asamblesë së Atlantikut të Veriut: Shqipëria duhet të jetë një zë aktiv në çështjet për sigurinë

13:55, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshki ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të zhvilluar në Berlin. 

Gjatë këtyre punimeve ka  zhvilluar takime të shumta me qendër sigurinë.

Reagimi i plotë:

🇦🇱🇩🇪 Në Berlin, pjesëmarrës në takimin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut nga data 21-23 Nentor 2026.

Në kuadër të këtij aktiviteti, kam pasur mundësinë të takohem dhe të shkëmbej mendime me personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, mes tyre ish-ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ish-ministrin Gjerman Christian Schmidt dhe përfaqsues të vendeve tjera të Nato-s dhe vendeve partnere.

Në fokus të këtij forumi janë sfidat aktuale të sigurisë, zhvillimet gjeopolitike dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate.

Si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të PD-së Sali Berisha, e vlerësoj pjesëmarrjen në këtë forum si një mundësi për të kontribuar në dialogun ndërkombëtar dhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë euroatlantikë.

Shqipëria duhet të jetë një zë aktiv në diskutimet për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen europiane të rajonit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco