Sport

Zhegrova shkëlqen në fitoren me ‘poker’ të Juventusit! Feston me shqiponjë me Kolo Muani-n!

Pas një pjesë të parë të ndërlikuar dhe të përfunduar me shifrat 0-0 Juventus ka arritur të fitojë me ‘poker’ kundër Venezia-s. Suksesi 4-0 në Seria A i ‘zonjës’ erdhi kryesisht falë Woltemade, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë pas largimit të Alajbegovic.

Gjermani fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa më pas asistoi për Koopmeiners i cili dyfishoi shifrat vetëm gjashtë minuta më vonë. Në minutën e 65-të ishte radha e Cabal për të çuar rezultatin në 3-0, pas një aksioni të bukur ku protagonist ishte edhe Edon Zhegrova.

Golin e katërt e realizoi Kolo Muani nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur një mbrëmje perfekte për Juventusin.

LEXO EDHE: Marc Marquez kurorëzohet më i miri i historisë! Spanjolli fiton titullin e 10-të botëror!

Por vëmendjen e tifozëve shqiptarë e tërhoqi edhe festa e golave. Edon Zhegrova dhe Kolo Muani festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që nuk kaloi pa u vënë re.

Me këtë sukses, Juventusi merr tri pikë të rëndësishme në kampionat dhe konfirmon forcën e tij, ndërsa Zhegrova dhuroi edhe një tjetër moment për t’u festuar nga tifozët shqiptarë.

LEXO EDHE: Lara Colturi e para në Kupën e Botës në ski alpine, reagon Rama: Një ditë historike për sportin shqiptar