• Kontakt
Sunday, November 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

I dënuar për kokainë, shqiptari apelon dëbimin nga Britania: Partnerja ime vuan nga ankthi, ka nevojë për mua

17:08 : 22/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një shqiptar 37-vjeçar, i dënuar për shpërndarje kokaine në Britaninë e Madhe, po përpiqet të shmangë dëbimin drejt Shqipërisë, duke përdorur si argument lidhjen e tij me partneren rumune dhe problemet e saj të shëndetit mendor. Eugert Pulaj pretendon se largimi i tij nga Britania do të kishte pasoja të rënda për të dashurën, e cila sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, vuan nga ADHD, ankthi dhe depresioni dhe ka nevojë për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Historia e shqiptarit është bërë objekt i një procesi gjyqësor në Britani, pasi autoritetet vendosën deportimin e tij për shkak të dënimit penal dhe shkeljeve të mëparshme të ligjit. Pulaj kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019. Pesë vite më vonë, në qershor 2024, ai u dënua me dy vite e katër muaj burg, pasi policia e Londrës e kishte kapur me 24 qese kokainë.

Ai u shpall fajtor për posedim të drogës së klasit A me qëllim shpërndarjen e saj. Pas dënimit, Ministria e Brendshme britanike ndërmori procedurat për largimin e tij nga vendi. Por 37-vjeçari vendosi ta kundërshtojë këtë masë, duke argumentuar se deportimi do të cenonte jetën e tij familjare dhe veçanërisht gjendjen emocionale të partneres.

Sipas Daily Mail, Pulaj dhe partnerja e tij, një shtetase rumune me status të rregullt qëndrimi në Britani, kanë pretenduar se janë emocionalisht të varur nga njëri-tjetri. Në argumentet e paraqitura përpara gjykatës, u theksua se shqiptari e ndihmon partneren të përballojë vështirësitë e përditshme që lidhen me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ankthin dhe depresionin.

Mbrojtja e tij këmbënguli se prania fizike e Pulajt është thelbësore për mirëqenien psikologjike të gruas dhe se komunikimi përmes telefonatave apo mesazheve nuk mund të zëvendësojë mbështetjen që ai i ofron çdo ditë. Megjithatë, këto argumente nuk arritën të bindin gjykatën. Në shtator, kërkesa e tij për të shmangur dëbimin u rrëzua, pavarësisht se gjyqtari pranoi se marrëdhënia e çiftit ishte reale dhe se shqiptari kishte një rol mbështetës në jetën e partneres.

Lexo edhe:

Greqi/ Tentoi të fuste 15 kg kanabis nga Portugalia, arrestohet shqiptari në aeroportin e Athinës

Po transportonte 114.6 kg kokainë me kamion, arrestohet shqiptari në Francë

Në vendimin e saj, gjykata vlerësoi se interesi publik për deportimin e Pulajt ishte më i rëndësishëm sesa pretendimet e tij për jetën familjare. Në këtë vlerësim u morën parasysh hyrja e paligjshme në territorin britanik, dënimi për një vepër të rëndë që lidhet me narkotikët, si dhe një tjetër shkelje e kryer gjatë periudhës së lirimit me kusht.

Gjykata shqyrtoi edhe mundësinë që partnerja e tij ta ndiqte në Shqipëri, duke pasur parasysh se 37-vjeçari ka një banesë familjare në vendin e origjinës. Një tjetër alternativë e përmendur ishte që ajo të qëndronte në Britani dhe marrëdhënia të vijonte në distancë, përmes vizitave dhe komunikimit me video.

Por shqiptari nuk është tërhequr nga përpjekjet për të qëndruar në Britani. Pas vendimit të parë, ai ka paraqitur një tjetër apel, duke pretenduar se gjykata nuk e ka vlerësuar siç duhet gjendjen shëndetësore të partneres dhe ndikimin që do të kishte ndarja e tyre.

Në këtë përpjekje të re ligjore, avokati i Pulajt ka ngritur edhe një tjetër argument, atë të rrezikshmërisë së ulët për përsëritjen e veprave penale. Sipas mbrojtjes, ky element duhej të ishte marrë më shumë në konsideratë gjatë shqyrtimit të çështjes së deportimit.

Megjithatë, çështja e tij mbetet e lidhur me peshën që autoritetet britanike i japin dënimeve penale në vendimet për dëbimin e shtetasve të huaj. Për Pulajn, beteja ligjore nuk lidhet vetëm me qëndrimin në Britani, por edhe me pretendimin se largimi i tij do të ndikonte drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe jetën personale të partneres së tij.

Etiketa: kokaineshqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Greqi/ Tentoi të fuste 15 kg kanabis nga Portugalia, arrestohet shqiptari në aeroportin e Athinës

13:36 : 22/11/2026
AKTUALITET

Po transportonte 114.6 kg kokainë me kamion, arrestohet shqiptari në Francë

19:26 : 21/11/2026
AKTUALITET

35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

15:50 : 20/11/2026
AKTUALITET

Kapen në Belgjikë 6 anëtarë të një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës, mes tyre edhe shqiptarë

17:51 : 19/11/2026
AKTUALITET

Qytetarët kryen parapagime për prona në pallatet e sekuestruara të kokainës, çfarë ndodh me ta…

22:37 : 18/11/2026
AKTUALITET

Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor i rrjetit

19:06 : 18/11/2026

TË GJITHA

I dënuar për kokainë, shqiptari apelon dëbimin nga Britania: Partnerja ime vuan nga ankthi, ka nevojë për mua

17:08 : 22/11/2026

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

16:55 : 22/11/2026

“Zhvlerësimi i euros nuk pasuron shqiptarët”, Meta: Qeveria po mashtron me shifrën 10 mld euro për buxhetin

16:39 : 22/11/2026

Gramsh/ Sekuestrohen 400 gramë kokainë në dy banesa, nën hetim edhe disa policë

16:22 : 22/11/2026

NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

16:12 : 22/11/2026

Rënia e çmimit të vajit të ullirit godet fermerët e Lushnjës, nuk mbulon kostot e prodhimit

15:58 : 22/11/2026

Vora dhe Tirana ndajnë nga një pikë, barazimi pa gola mbyll javën e 12-të të Superiores

15:44 : 22/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com