Kategoria e Parë/ triumfojnë Korabi e Pogradeci, Oriku shijon fitoren e parë
Barcelona tronditet, por arriti të kalojë pengesën Villarreal në sfidën e javës së 13 në La Liga. Në Camp Nou, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick arriti të mundë me përmbysje në rezultat Villarrealin 3-2, një arritje që katalanasit e arritën në pjesën e dytë.
Fillimi i ndeshjes ishte katastrofik për kampionët e Spanjës që në harkun e vetëm 7 minutave lojë e panë veten në disavantazhin 0-2 me Villarrealin që shënoi me Buchanan në minutën e 4 dhe më pas me Oluëaseyi. Nëndetësja e Verdhë rrezikoi të shënojë edhe golin e tretë me Mikautadze, por më pas Barcelona arriti të marrë kontrollin e lojës. Në minutën e 22 Barcelona kishte shansin e artë për të rihapur llogaritë me Yamal nga pika e bardhë e penalltisë, por talenti blaugrana gaboi nga pika e bardhë dhe pjesa e parë u mbyll 2-0 për Villarrealin.
Në pjesën e dytë Barcelona u shfaq shumë agresive dhe iu afrua golit me Joao Cancelo që u ndal nga shtyla e më pas me Fermin që u ndal nga Gulasci. Shpërblimin e merituar Barcelona e mori në minutën e 56 ku Gerard Martin pas një goditje këndi me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë për të shkurtuar diferencën në 2-1. Kaq iu desh Barcelonës që në harkun e 10 minutave arriti të realizojë përmbysjen në rezultat, Fermin Lopez në minutën e 60 barazoi shifrat në 2-2, ndërsa në të 67 erdhi edhe autogoli i Pau Navarros për rezultatin 3-2 të Barcelonës. Ky i fundit në minutat shtesë mori dhe kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq dhe sfida u mbyll me fitoren e Barcelonës që shkon në 36 pikë në krye duke kthyer diferencën prej 3 pikësh me Realin e Madridit, ndërsa Villarreal mbetet me 15 pikë.
Top Channel