Miley Cyrus martohet me Maxx Morando në një ceremoni intime në Kaliforni

Miley Cyrus, këngëtarja e njohur amerikane, i dha fund beqarisë duke u martuar me Maxx Morando, bateristin me të cilin ka qenë në një lidhje prej katër vitesh. Ceremonia private u mbajt të shtunën në Palm Springs, Kaliforni.

Dasma u zhvillua në një ambient romantik pranë pishinës, ku çifti shkëmbeu betimet nën një hark të dekoruar me lule të bardha. Miley veshi një fustan të bardhë nusërie, ndërsa në këtë moment të veçantë morën pjesë personat më të afërt të saj, përfshirë nënën Tish Cyrus dhe motrën Noah Cyrus, sipas BBC.

Të lidhura

None found

Marrëdhënia e tyre mori një kthesë më serioze vitin e kaluar, kur Miley zbuloi fejesën gjatë një interviste për emisionin amerikan Good Morning America. Propozimi kishte ndodhur gjatë një udhëtimi në Azi.

Këngëtarja rrëfeu se partneri e kishte befasuar plotësisht, edhe pse ajo vetë pranoi se nuk ishte e lehtë për t’u surprizuar, pasi preferonte të kishte kontroll mbi gjithçka.

Nga ana e tij, Maxx kishte treguar se ishte kujdesur shumë për ta mbajtur propozimin të fshehtë, duke pritur deri në momentet e fundit të udhëtimit të tyre në Japoni.

Kjo shënon martesën e dytë për Miley Cyrus. Ajo ishte martuar më parë me aktorin australian Liam Hemsworth në vitin 2018, pas një lidhjeje që zgjati rreth dhjetë vjet. Megjithatë, çifti u nda në vitin 2019.

Miley dhe Maxx u njohën përmes miqve të përbashkët, pasi u prezantuan në një takim romantik të organizuar si “blind date”. Maxx Morando është baterist i grupit amerikan Liily dhe kishte bashkëpunuar më parë me Miley në eventin televiziv të Vitit të Ri që ajo organizoi në vitin 2022.


Shtuar më 22.11.2026 17:36

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet giriş