Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Genti Çela, shqiptarët e diasporës i shohin me interes ato që po ndodhin në Shqipëri, teksa iu referua protestës që mbahet tashmë prej 4 muajsh dhe sigurisht që janë dhe në pritje të largimit të Edi Ramës.
Në intervistën e pasdites në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Çela tha se vetë kryeministri Edi Rama, ia ka dalë t’i bashkojë shqiptarët rreth një qëllimi të vetëm, që është largimi i tij.
Sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, protesta e ka vjetëruar kryeministrin Edi Rama në 30 vite dhe e ka demaskuar përtej propagandës së fortë që nuk e besojnë më as mbështetësit e vet që iu shitet shqiptarëve si sukses.
Shqiptarët i shohin me interes atë që ndodh në Shqipëri, pritet të shohin largimin e Edi Ramës. Shqiptarët janë të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm. Rama ia ka dalë t’i bashkojë shqiptarët kundër tij dhe një qeverie plaçkitëse. Një qeveri e zhytyr në korrupsion, në 3- 4 muaj protestë që po mbahet në Shqipëri.
Vrasja e frikës së të rinjve, ka gëzuar cdo shqiptar dhe sigurisht që kjo protestë e ka vjetëruar kryeministrin Edi Rama në 30 vite dhe e ka demaskuar përtej propagandës së fortë që s’e besojnë më as mbështetësit e vet që iu shitet shqiptarëve si sukses, sic është integrimi. Shqiptarët janë të bindur që vendi s’do anëtarësohet në asnjë organizatë, sa kohë që Shqipëria mbetet një narko-shtet.
Muajt e fundit, bota shqiptare në SHBA është bërë lajm në mediat botërore edhe si shkak i protestave kundër qeverisë. Dorëheqja e Mark Gjonajt, që ishte drejtues i komunitetit të diasporës;letra e tij e dorëheqjes ishte një alara, s’mund të bashkëpunojë me një qeverisje që është kundër interesave të shqiptarëve.
S’mund të ndodhë kthimi i shqiptarëve nga diaspora sa kohë qeveris Rama dhe sa kohë ndodh shpopullimi. Vetëm një popull në luftë mund të ketë këtë shpopullim, një vend që është në prag të shuarjes.
© SYRI.net