Rreth 400 gram kokainë është sekuestruar në dy banesa në qytetin e Gramshit, gjatë një operacioni të drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit me mbështetjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kokaina është gjetur në banesat e dy personave që ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një prej të cilëve, i prfshirë më parë në shpërndarjen e drogës.
Ata janë identifikuar si shtetasit me inicialet T.H. dhe R.H. Hetimet po vijojnë dhe janë përqëndruar edhe te oficerët e policisë në zonë, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masave ndaj dy personave.










